Pak orë para protestës së opozitës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një mesazh sigurie për shtetasit e saj. Ajo thekson se protestat e fundit të opozitës kanë qenë të dhunshme, ndaj duhet patur kujdes.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, rreth orës 20:00. Grupi synon të protestojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur pompat e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në njoftim.
Protesta /Pikat e grumbullimit përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në zonat e mëposhtmei:
Ndërtesa e Zyrës së Parlamentit (Tiranë)
Zyra e Kryeministrit (Tirana)
Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)
Hapat që duhet të ndiqni:
Shmangni grumbullimet e mëdha dhe zonat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Jini të vetëdijshëm çfarë nodh përreth.
Monitoroni mediat lokale për përditësime.
Mbani një profil të ulët / tirananews.al
