Një familje nga fshati Kolonjë në Gjirokastër ka bërë thirrje për ndihmë pasi një e mitur ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa transportimi drejt spitalit bëhet i pamundur për shkak të bllokimit të rrugës nga dëborë. Sipas familjarëve, Vanesa Mele ka temperaturë të lartë dhe nevojitet dërgimi me urgjencë në spital.
Ata kanë kërkuar ndihmën e urgjencës spitalore, por autoambulanca nuk ka mbërritur dot në destinacion për shkak të bllokimit të rrugës. Mësohet se janë nisur forcat zjarrfikëse drejt fshatit Kolonjë për ta transportuar në spital fëmijën.