Lulzim Basha mbylli nga selia e PD përmes një fjalimi protestën e 10-të kombëtare të opozitës. Basha tha se shqiptarët sot janë në mazhorancë absolute kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe kjo u faktua, tha ai, nga refuzimi i votimeve të 30 qershorit nga 85% e shqiptarëve. Lideri i opozitës tha se rotacioni politik po vjen. “Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë nga shumica absolute e shqiptarëve. Njerëz të sakrificës dhe betejës që së bashku e vazhduam dhe do ta vazhdojmë këtë betejë sot jemi të bindu se jemi në një krye të një shumice absolute. 85% e shqiptarëve folën me heshtje. Jemi të vendosur në këtë betejë deri në fitore. PD, opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim, ndryshimi është tani. Edi Rama do largohet, por ne nuk do mjaftohemi vetëm me rotacionin politik që po vjen, por t’i japim fund tranzicionit. Ky është zotimi ynë përpara jush dhe përpara zotit
”, u shpreh Basha.
Postime te ngjashme
Add A Comment
