Një i ri pjesmarrës në protestën e sotme, ka pranuar publikisht se biletën e avionit për të ardhur dhe për të marrë pjesë në protestë, ia kanë paguar.
“Erdha vetë dje, do qëndroj disa ditë për protestë, sepse nuk mundesha që thjesht ta shija dhe mos vija… Biletën ma kanë paguar. Nuk e përballoja dot biletën”, tha ai.
Deklarata ngre pikëpyetje se kush po financon ardhjen e protestuesve nga jashtë dhe nëse kemi të bëjmë me një organizim më të gjerë. Vetë protestuesi nuk tregoi se kush ia kishte blerë biletën dhe as nëse personi apo struktura që e financoi kishte paguar udhëtimin edhe për persona të tjerë.
