Luleshtrydhet janë në kohën e tyre më të mirë! Kanë pak kalori prandaj edhe nëse e teproni pak nuk keni pse ndiheni në faj! Nëse i përdorni në kek, nuk duhet të shtoni shumë sheqer.
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
500 g luleshtrydhe
250 g miell 2 vezë
6 lugë sheqer
10 g sodë për ëmbëlsira
125 g gjalpë i butë si krem në temperaturë ambienti
300 g kos i trashë
Përgatitja:
Ndezim furrën në 160°C.
Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësen e vezëve me dorë, shtojmë vezët një nga një, kosin, miellin dhe sodden me sitë. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell, vëmë sipër luleshtrydhet e ndara në mes dhe e vëmë të piqet për 50/60 minuta. E mbulojmë me letër alumini kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe dhe e lëmë të piqet derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.