Ambasadori i Austrisë në Shqipëri është i pari që i përgjigjet letrës së Voltana Ademit, kryebashkiakes së Shkodrës.
Teksa i thotë se është i hapur për të diskutuar për 2019-tën, Johann Sattler i kujton asaj se nuk është viti 1913. “Të hapur për të diskutuar por 2019 nuk është 1913. Shqipëria synon të hapë negociatat me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy palë. Sezoni i konfliktit duhet ndjekur nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me një mendje të qetë”, shkruan ambasadori në Twitter.
Një ditë më parë ajo kërkoi ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar. “Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!”, thotë Ademi, e cila shtjellon propozimin duke sqaruar se “në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision Administrativ Europian”.
Lexo edhe- Voltana Ademi ambasadorëve: Shkodra e gatshme të administrohet nga ndërkombëtarët
