Kjo pjatë është ideale kur ju duhet të përgatisni një darkë të shijshme, por në shumë pak kohë.
Përbërësit:
320 gr spageti, 350 gr kungulleshkë, 320 gr peshk ton (me vaj), 20 gr vaj ulliri (ekstra i virgjër), 1 thelpi hudhër, 2 degëza trumëz, 300 gr vaj vegjetal (për tiganisjen e kungulleshkave), kripë, piper i zi (i bluar)
Përgatitja:
-Për përgatitjen e kësa recete, si fillim lajini mirë kungulleshkat, thajini dhe prijini ato në feta shumë të holla.
-Hidhni vajin në një tigan të madh dhe me anë të një termometri kuzhine, masni temperaturën e vajit deri sa ajo të shkojë 170 gradë. Pikërisht në atë moment, hidhni fetat e prera të kungulleshkave pak e nga pak, në mënyrë që ato të skuqen mirë, por temperatura e vajit nuk duhet të jetë e ulët.
-Pasi kungulleshkat të kenë marrë ngjyrë të artë dhe të jenë skuqur, hiqini me kujdes nga zjarri dhe vendosini në një tabaka, ku më parë keni shtruar letër kuzhine dhe lerini mënjanë.
-Ndërkohë, vendosini makaronat të ziejnë në një tenxhere, që më parë e keni vendosur në zjarr me ujë të kripur. Ndërkohë që ziejnë makaronat, në një tigan hidhni vaj ulliri dhe një thelpi hudhër.
-Në momentin që hudhra merr ngjyrë të artë, hiqeni nga tigani dhe shtoni tonin e konservuar. Skuqeni në zjarr të ulët, duke e trazuar herë pas here me anë të një spatule.
-Ndërkohë që skuqet toni, merrni një spec të vogël djegës dhe pastrojeni mirë, hiqini farat dhe prijeni në shirita të vegjël të hollë. Bashkojeni specin e grirë me peshkun ton dhe më pas fikni zjarrin.
-Në këto momente, makaronat do të jenë bërë aldente. Hidhini në tiganin ku është toni, së bashkë edhe me fetat e kungulleshkave.
-Rindizeni zjarrin për disa minuta të tjera por me flakë të
ulët. Nëse është e nevojshme, hidhini dhe pak ujë nga ai i makaronave.
-Fikeni zjarrin. Hidhni disa fletë trumëze, të lara më parë dhe rregullojeni me
kripë e piper, nëse është e nevojshme.
-Trazojini mirë të gjithë përbërësit dhe pjata juaj spageti me kungulleshka dhe ton është gati./shije.al