I pranishëm në Samitin Rajonal që po mbahet në Bosnjë, Presidenti Meta, ndërsa ka shpërndarë në facebook, një foto nga Samiti, thotë se shpreson që BE të hapë negociatat në tetor.
Sipas Presidentit Meta, integrimi i Ballkanit Perëndimor është parësore për BE.
“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Europian është thelbësor.
Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje.
I jemi mirënjohës vizionit të Kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar europian”, ka shkruar Meta.

