Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bojkotuan zgjedhjet, por duan ruajtjen e materialeve zgjedhore. PD kërkesë zyrtare KQZ-së

19:33 / July 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partitë e koalicionit opozitar i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita e bashkuar synon që, përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor.

Partitë e opozitës kanë kërkuar vënien në dispozicion të materialeve zgjedhore duke iu referuar Kodit të Procedurës Administrative dhe Ligjit për të Drejtën e Informimit. Materialet zgjedhore nuk klasifikohen si sekret dhe, sipas ligjit, ato duhet të vihen në dispozicion brenda 10 ditësh.

Në letër thuhet se kërkesa për vënien në dispozicion të marialeve zgjedhore bëhet “në kushtet, kur opozitës iu mohua përfaqësimi me anëtarë në të gjitha niveket e adminsitratës zgjedhore në votimet moniste të 30 Qershorit.

Kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, në emër të partive të koalicionit opozitar,përfshin 8 elementë:

  1. Kopje të printuara të listave zgjedhore për çdo qendër votimi.
  2. Kopje e vërtetuar e Tabelës Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore nga KQZ-ja.
  3. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për çdo njësi të qeverisjes vendore nga KZAZ-ja.
  4. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit.
  5. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për qendër votimi.
  6. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe KZAZ përkatëse, duke specifikuar për secilin administratën zgjedhore në të cilën ai bën pjesë, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
  7. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
  8. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambienteve të brendshme të KZAZ-ve.

Për kërkesën e partive të opozitës, ku citohen edhe disa gjetje të Misionit të ODIHR, është vënë në dijeni dhe shefja e këtij Misioni, Audrey Glover.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Bulevardi i flamingove” si reflektim, Rama: Ka përfunduar epoka e mungesave, ka nisur koha e pritshmërive

12:54 / July 24, 2026

“Bulevardi i flamingove”, Rama prezanton dy dokumente strategjike për mandatin e katërt të PS-së

12:46 / July 24, 2026

Mbledhja e grupit të PS/ Peleshi prezanton bilancin e dy sesioneve të para: 131 ligje të miratuara, integrimi në BE në qendër të punës

12:01 / July 24, 2026

Sot mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Zbardhen diskutimet, Rama pritet të ndajë qëndrimin e tij mbi protestën

08:13 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.