Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës. Mësohet se se janë konfliktuar me thikë dy pushues me njeri-tjetrin.
Një person i paidentifikuar ka qëlluar 3 herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjec nga Vlora i cili është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës.
Policia dhe grupi hetimor kanë zbarkuar menjëherë në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të sherrit, i cili la pas një të plagosur.