Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbrojti Ilir Metën, Rusia sulmon Amerikën: Nxit krijimin e Shqipërisë së Madhe (Dokumenti)

20:54 / July 9, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia është kthyer në rol “aktiv” ditët e fundit në Shqipëri. Pasi e mbrojti Ilir Metën për “frymëzimin e presidentit shqiptar nga shkrimtarët rusë’ dhe sulmoi Shtetet e Bashkuara duke përdorur një fjalim të Presidentit të Shqipërisë, Rusia vijon të sulmojë përsëri Amerikën, partneren strategjike të Shqipërisë, që ka rritur rolin e saj muajt e fundit në vendin tonë, duke ruajtur stabilitetin e vendit.

Sulmi ka ardhur nëpërmjet një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, ku Moska shpreh shqetësimin për marrëveshjen Shqipëri-Kosovë, në lidhje me unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore në disa shtete të botës. Këtë akt, Rusia, në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, e cilëson si “nxitje të krijimit të Shqipërisë së Madhe nga SHBA”.

“Hapat provokues të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në harmoni me zbatimin e konceptit të ‘Shqipërisë së Madhe’, paraqesin shqetësim serioz. Ne konsiderojmë se marrëveshje Kosovë – Shqipëri për unifikimin e misioneve diplomatike në vende të treta, e nënshkruar më 2 korrik të këtij viti, është në këtë kontekst”, theksohet në reagimin e Moskës.

“Ne tërheqim vërejtjen se veprimet provokuese të Prishtinës dhe Tiranës nuk janë të rastësishme. Për disa vjet rresht, prej atje janë dëgjuar deklarata rreth integrimit “de facto”. Kjo linjë e udhëheqjes në Shqipëri dhe në Kosovë bie ndesh me Rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, minon dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së dhe kërcënon stabilitetin në Ballkan”, theksohet në reagimin rus.

“Ne dëshirojmë të theksojmë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian preferojnë të mos reagojnë ndaj lëvizjeve të tilla shkatërruese, duke inkurajuar në të vërtetë mendimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ që është e dëmshme për rajonin”, thuhet në deklaratën e Moskës zyrtare.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili e ka cilësuar marrëveshjen e bashkëpunimit në politikën e jashtme mes Shqipërisë dhe Kosovës, si përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

image 5

Ilir Meta Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.