Platformën e tij për projektligjin për Akademinë e Shkencave profesori Artan Fuga e paraqiti këtë të mërkurë në komisionin parlamentar për Arsimin.
Ai analizoi edhe nenet e projektligjit, për të cilat u shpreh se bien në kundërshtim me Ligjin e Arsimit të Lartë.
Sipas Fugës, problemi në Akademi fillon që me zgjedhjet për kryetarin e Akademisë, që ai i cilësoi të pavlefshme.
Duke u ndalur në nenin pesë të projektligjit, ku cilësohet se nuk do të ketë akademikë mbi 75-vjeç, Fuga thotë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën pasi “ti ke të drejtë të marrësh pjesë në asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh”.
“Në pikën 5, thotë që jo akademikë mbi 75 vjeç, projektligji bie në kundërshtim me Kushtetutën. Të marrësh pjesë në një asamble ku ti zgjedh po nuk zgjidhesh. Ti ke detyrë të zgjedhësh, po nuk je i domosdoshëm, si të vish si të mos vish nuk ka gjë. Kjo nuk ka asnjë pikë ku të mbahet”, tha Fuga
Sipas akademikut Artan Fuga, në akademine e Shkencave kane ndodhur abuzime me fondet publike.
“Une kam kërkuar audit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ngrini një komison hetimor parlamentar për të hetuar se çfarë bëhet me paranë publike në akademine e Shkencave”, tha ai.
