Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD, Bardhi: Gjykata të mos u japë mandatet kryebashkiakëve të 30 qershorit

14:59 / July 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardhi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike i kërkon gjykatës të mos japin mandatet e kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një deklaratë ai thotë se zgjedhjet ishin nul, antiligjore, duke e çuar vendin 30 vite pas. Gjyqtarët sipas tij duhet të shpallin të pavlefshëm mandatet e zgjedhjeve antikushtetuese.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI
Të dashur bashkëqytetarë!
Këmbëngulja kriminale e Edi Ramës për të zhvilluar votimet e paligjshme dhe antikushtuese të 30 Qershorit e ka çuar vendin 30 vjet mbrapa, në prag diktature, ku çdo pushtet e ka nën kontrollin një njeri i vetëm. Sot, askush nuk mund të pohojë se votimet e 30 qershorit ishin demokratike, se ato respektuan Kushtetutën, respektuan të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur dhe u kryen në funksion të interesit publik.
Me pohimin se “Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit”, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë. Si një vend me kornizë ligjore kushtetuese demokratike, ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë.
Të nderuar qytetarë!
Sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit.
Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve.
Gjyqtarët, ku kandidatët e votimeve të shfuqizuara me dekretin e Presidentit, do të paraqiten për të marrë mandatin e paligjshëm, kanë dy mënyra për të mbrojtur shtetin e së drejtës nga sundimi mafioz i një personi të vetëm.

  1. Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.
  2. Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës.
    Sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim.
    Kushdo që pohon të kundërtën, nxit anarkinë, nxit vetëgjyqësinë, nxit anormalitetin. Këta gjykatës kanë dorë të vendosin nëse shqiptarët do të kenë mundësi të nisin së shpejti bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Europian apo do të jenë njerëz të izoluar, që jetojnë në një diktaturë të re në shekullin e 21.
    Kjo është pengesa e fundit institucionale mes demokracisë dhe diktaturës! Është pengesa e fundit institucionale që Edi Rama të marrë nën kontroll të plotë, me votime të paligjshme, edhe hallkën e fundit të pushtetit në vend, pushtetin lokal. Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.