Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Copëza magjike nga jeta e fëmijërisë/ Si të përgatisim gurabie

15:46 / July 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sikurse edhe e dimë, gurabiet janë një ëmbëlsirë e thjeshtë por që përdoret gjerësisht në vendin tonë.

Të gjithë e mbani mend që ëmbëlsira më e preferuar për shumë njerëz që kanë kaluar fëmijërinë përpara viteve 90, kanë qenë pikërisht gurabiet.

Gurabijet me gjalpë janë të thjeshta por me një shije sublime dhe të shkrihen në gojë.

Por si t’i përgatisim ato në ambjente shtëpie?

Përbërësit për 40 gurabije me gjalpë:

500 gramë gjalpë të tretur
600 gramë sheqer pudër
1 kg miell
1  gramë vanilje

Përgatitja e gurabijeve

Ndajmë nga sheqeri pudër 50-100 gramë për ta përdorur për pudrosjen e gurabijeve.

Pjesën tjetër e sitim dhe e hedhim mbi sipërfaqen e tavolinës ku do të punojmë brumin.

Në mes të sheqerit hapim një gropë dhe hedhim gjalpin e tretur.

Me një pirun rrahim pak përbërësit sa të krijohet një masë homogjene.

Anash sheqerit të përzjerë me gjalpë hedhim miellin.

Shtojmë vaniljen dhe i përziejmë përsëri.

Pasi masa të ketë filluar të lidhet e të ketë formuar brumin, fillojmë ta punojmë me duar.

AgroËeb.org ju këshillon që brumin të vazhdoni ta punoni derisa sipërfaqja e tij të jetë e lëmuar.

Brumin e presim në forma sipas dëshirës siç mund të jetë gjysmë hënë ose rrumbullake.

Gurabijat vendosini në një tepsi dhe piqini në furrë në temperaturë rreth 150 C.

Pasi të jenë pjekur dhe ftohur pudrosini me sheqerin pudër.

fëmijërisë Jeta magjike Xopeza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Kalaja e Rozafës thyen rekord në gusht, mbi 27 mijë vizitorë në vetëm një muaj/ Rritet me 11% interesi për trashëgiminë e Shkodrës

09:52 / September 7, 2026

Punishtet tradicionale të glikos në Përmet tërheqin vëmendjen e ekspertëve ndërkombëtarë, Slow Food i cilëson pasuri të trashëgimisë ushqimore shqiptare

13:49 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.