Në Fletoren e fundit Zyrtare është botuar edhe dekreti i presidentit Meta për lënien e shtetësisë shqiptare të 17 personave. Ajo që bie në sy mes emrave është ai i djalit të ambasadorit shqiptar në Vjenë, Roland Bimo.
Lexo edhe- Djali i ish-presidentit Nishani heq dorë nga shtetësia shqiptare
Andi Bimo ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare teksa mësohet se ai jeton prej vitesh në Holandë dhe punon në një firmë ligjore me emër në Roterdam, dhe me zyra në Beneluks dhe Zvicër. Kjo firmë ka rreth 1400 të punësuar, mes të cilëve 800 juristë dhe avokatë të taksave.

