Kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka nisur mbledhjen në selinë blu, me Kryesinë dhe kryebashkiakët e PD.
Mësohet se në qendër të këtij takimi është vijueshmëria e aksionit opozitar.
Ky takim vjen pas një sërë takimesh që Basha ka zhvilluar ditët e fundit në rrethe.
Ndërkohë bëhet me dije se opozita do vijojë protestat, pasi tashmë është shtuar edhe mosnjohja e zgjedhjeve të 30 qershorit.
