Për shkak të përbërësve të saj, sallata Cezar shërben jo vetëm si pjatë shoqëruese, por mund të zërë edhe një vakt kryesor.
Ja receta për përgatitjen e saj:
Përbërësit
6 thelpinj hudhre, të qëruar, të ndarë;
3/4 filxhan majonezë;
5 fileto peshku të grirë;
6 lugë djathë të grirë;
1 lugë çaji salcë Worcestershire (salcë e përbërë nga uthulla dhe sardelet);
1 lugë çaji mustardë;
1 lugë gjelle lëng limoni, ose më shumë për shije;
kripë për shije;
piper i zi për shije
1/4 filxhan vaj ulliri
disa feta bukë të ndenjur, të ndarë në kube
sallatë jeshile.
Përgatitja
Grini tre thelpinjtë e hudhrës dhe përziejini në një tas të vogël me majonezë, fileton e peshkut, 2 lugë djathë, salcë Worcestershire, mustardë dhe lëng limoni. Shtoni gjithashtu kripën dhe piperin e zi.
Nxehni vaj në një tigan të madh mbi nxehtësinë mesatare. Grini 3 thelpinjtë e mbetur të hudhrave dhe shtojini në vajin e nxehtë. Lërini derisa të marrin ngjyrë kafe, dhe pastaj hiqni hudhër nga tigani. Shtoni kubet e bukës në vaj të nxehtë. Gatuajini, duke i kthyer shpesh, derisa marrin një ngjyrë kafe të lehtë. Hiqeni nga vaji dhe shtoni kripë e piper.
Vendosni sallatën në një tas të madh. Hidhni salcën, djathin e mbetur dhe kubet e shijshme të bukës.