Ka qenë e pamundur që të lëvizej në aksin Shkodër – Hani i Hotit për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Sipas raportimeve të fundit nga vendngjarja, kalimi i automjeteve është bllokuar te mbikalimi në fshatin Vrakë.
Korrespondenti i Top Channel nga kryeqendra e veriut njofton se prania e akullit në rrugë e bën të pamundur kalimin e automjeteve.
Ndaj do të pritet për ndërhyrjen e autoriteteve lokale dhe borëpastrueseve që të bëjnë kriposjen dhe hedhjen e skorjeve në rrugë, për të zhbllokuar trafikun.