Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Edhe në ’97 nuk u prek”, dëmtimet në Teatrin e Kukullave gjatë protestës, drejtoresha: Disa prej nesh u asfiksuan

14:19 / November 29, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Teatri K
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As trazirat e vitit 1997 nuk e prekën godinën historike të Teatrit Kombëtar të Kukullave, e cila u bë objekt i sulmeve gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë.

Këtë e solli në kujtesë këtë të diel drejtoresha e teatrit, Melsi Qirici, përmes një reagimi të gjatë në Instagram, ku ndau edhe pamje të dëmeve të godinës historike.

Qirici rrëfen se gjatë sulmit ajo dhe stafi ndodheshin brenda teatrit, të ngujuar mes tymit dhe gazit, ndërsa drejt godinës hidheshin shishe me benzinë. Disa prej tyre u asfiksuan, por qëndruan në teatër deri në përfundim të trazirave. Drejtoresha kujton se godina mbi një shekullore, që ka shërbyer si Parlamenti i parë shqiptar dhe që vetëm dy vite më parë u restaurua me fondet e Bashkimit Evropian, ka pësuar dëmtime nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore, por asnjëherë më parë nga dora e njeriut.

Teksa zotohet se bashkë me stafin do të punojë për riparimin e çdo dëmi dhe rikthimin e shfaqjeve për fëmijët, Qirici u drejton një apel protestuesve që të mos e prekin teatrin, duke u kujtuar se zemërimi ndaj objekteve nuk sjell ndryshim, por prodhon vetëm urrejtje.

Në reagimin e saj, drejtoresha ka edhe një falënderim të veçantë për një të ri të veshur me flamurin kombëtar, i cili, sipas saj, ishte i vetmi mes protestuesve që ngriti zërin në mbrojtje të teatrit, duke u kujtuar të tjerëve se po sulmonin godinën e Parlamentit të parë shqiptar.

“Teatri kombëtar i Kukullave, ish-Parlamenti i parë Shqiptar është godinë historike, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ruhet nga shteti shqiptar. Sipas dokumentave zyrtare rezulton të jetë ndërtuar në vitin 1924. Në vitet ’60 e në vijim ka filluar funksionin si teatër kukullash për fëmijë.

Godina ka pësuar ndërtime e rindërtime, pas goditjeve të tërmetit dhe ezaurimeve të kohës, lagështirës e fatkeqësive natyrore. Po asnjëherë më parë teatri nuk është dëmtuar nga dora e njeriut. Protagonistë të kohës, aktorë e punonjës të teatrit kombëtar të kukullave vlerësuar me Urdhrin ‘Naim Frashëri i Artë’ rrëfejnë se as në trazirat e ’97-ës teatri nuk është prekur një fije. Aktorët e kanë gdhirë duke mos lejuar askënd të hyjë.

Pas restaurimit final dhe rijetëzimit në dhjetor 2024, me fonde të BE-së, në kuadër të programit EU4Culture dhe me zbatues UNOPS, teatri u rikthehet fëmijëve me kushte moderne dhe kapacitet të ri krijues e prodhues.

Jemi kujdesur si staf që të mos ngulet asnjë gozhdë dhe mos dëmtohet asnjë centimetër mur, pavarësisht se shfaqjet e sotme kanë kërkesa teknologjie e logjistika të reja. Ne e ruajmë teatrin si shtëpinë tonë.

Dje, historia u përsërit! Bashkë me stafin kemi qenë brenda në teatër të ngujuar nga tymi, gazi dhe shishet plastike me benzinë që hidheshin drejt teatrit. Disa prej nesh u asfiksuan, por nuk luajtëm nga teatri, derisa mbaroi çmenduria e radhës.

Sot e çdo ditë, do jemi sërish aty, për të riparuar çdo dëm dhe për të rikthyer shfaqjet dhe jetën e vogëlushëve tanë në normalitet.

U bëjmë thirrje gjithë protestuesve: Ju lutem mos e prekni teatrin! Na takon neve si qytetarë shqiptarë ta mbrojmë dhe ta duam: shkatërrimi sjell shkatërrim!

Zemërimi me objektet nuk sjell ndryshim, prodhon vetëm urrejtje.

‘Mos e prekni teatrin, është parlamenti i parë shqiptar’, ishte thirrja e një djali veshur me flamur, i vetmi mes protestuesve që dje foli në emrin tonë. Faleminderit, kushdo të jesh! U dëgjoftë zëri yt dhe le të shpresojmë që kjo të jetë e fundit”.

asfiksuan demtimet Kukullave protestes Teatrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Prokuroria e çoi në gjyq, Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Nuk kam fshehur asnjë të ardhur…

20:39 / November 27, 2026

GJKKO jep vendimin për 3 të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi: 7 vite e 6 muaj burg për Fatime Kryemadhin, konvertohet në 2 vite shërbim prove

10:26 / November 26, 2026

Agron Shehaj kallëzohet për mashtrim dhe krim kompjuterik

21:09 / November 25, 2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur

14:01 / November 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.