Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Falen gjobat për 100 mijë makina, kush përfiton dhe dokumentet që nevojiten për çregjistrim

16:23 / April 23, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trafik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

TIRANE- Hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave e kamatëvonesave për bizneset debitore si dhe për faljen e taksave e kamatave për automjetet, nis shqyrtimin në komisionet parlamentare. Sipas ligjit të botuar dje në Fletoren Zyrtare, i cili hyn në fuqi në fillim të majit, pronarët e mjeteve që nuk kanë paguar asnjë taksë prej vitit 2011 e vazhdim dhe duan të çregjistrojnë mjetet e tyre duhet të paraqesin në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Rrugor katër dokumente.

Pronari i mjetit do të përfitojë falje për të gjitha detyrimet në momentin që kërkon çregjistrimin e mjeteve dhe duhet të paraqesë: Lejen e qarkullimit, certifikatën e pronësisë dhe targat e mjetit. Në rast se nuk ka këto dokumente i janë humbur ose vjedhur duhet të paraqesë denoncim nga policia. Procedura për çregjistrimin mjeteve do të nisë menjëherë pas miratimit nga qeveria të draftin “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes se detyrimeve tatimore”.

Drafti pritet të kalojë sot në mbledhjen e qeverisë dhe menjëherë pas miratimit Drejtoria Shërbimit të Transportit Rrugor do të përgatisë udhëzim për të gjithë mjetet që përfitojnë nga falja.

Falja e detyrimeve
Rreth 100 mijë pronarë mjetesh do të përfitojnë falje të plotë ose të pjesshme të detyrimeve që kanë pa paguar për mjetet e tyre. Përfituesit janë ndarë në dy kategori. E para është për pronarët e mjeteve, të cilit prej vitit 2000 deri në 2011 nuk kanë paguar asnjë taksë për mjetin dhe makinat e tyre duan t’i nxjerrin nga qarkullimi.

Pronarët e këtyre makinave do të përfitojnë falje të të gjithë detyrimeve, d.m.th. të taksave, gjobave dhe kamatave, por duhet që brenda gjashtë muajve nga hyrja e fuqi i faljes t’i drejtohen Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor për çregjistrim dhe nxjerrjen nga qarkullimi të mjetit.

Gjoba Makina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.