Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan ku një këmbësore është përplasur nga një mjet tip “Volkswagen”.
Ajo ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit, 27-vjeçari me iniciale J.GJ nga Elbasani, ra në prangat e policisë.
