Të gjithë maturantët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej institucioneve të arsimit të lartë në vend, tashmë mund të njihen me mesataren që duhet të përmbushin për çdo degë.
Ndryshimi në vendimin nr. 295 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2019-2020” ka hyrë në fuqi.




