Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Presidenti tashmë një nga drejtuesit e opozitës”, Balla: Të gatshëm në çdo moment të dialogojmë me opozitën rrugore

13:02 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balla 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në kuadër të analizës post zgjedhore zhvilloi një takim me strukturat e PS në Bashkinë e Belshit.

Duke folur  për situatën politike, Balla tha se Partia Socialiste është e gatshme për dialog me aktorët e tjerë politikë për çështje të rëndësishme të vendit, por asnjëherë nuk negociohet implementimi i Reformës në Drejtësi.

“Është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më.

Ata që dalin çdo natë në TV, nga presidenti që tashmë është një nga drejtuesit e opozitës në Shqipëri, apo kushdo tjetër duhet ta dinë që zgjedhjet vendore u përmbyllën në 30 Qershor. Ishte një ditë e rëndësishme ku fitoi Shqipëria e institucioneve, Shqipëria e zbatimit rigoroz të Kushtetutës, fitoi Shqipëria e angazhimit europian, përkundër Shqipërisë së dhunës dhe të molotovëve.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment të dialogojmë dhe të diskutojmë me Partinë Demokratike rrugore, por pikë së pari me ata që kemi në Kuvend, pikërisht për sfidat e rëndësishme të vendit, por këtu nuk përfshihet asnjë lloj negociate për Reformën në Drejtësi.

Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme.”, deklaroi Balla.

Duke folur për investimet në Belsh, Balla tha se një nga investimet e dosmosdoshme për këtë qytet, është uji i pijshëm, i cili sipas tij shumë shpejt do të nisë nga puna.

Gjithashtu gjatë takimit Balla vuri në dukje edhe punën që duhet bërë për zhvillimin më tej të turizmit dhe agroturizmit.

balla Presidenti tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.