Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Apeli i fortë i gazetarit pas përdhunimit nga babai monstër: Është më keq se vrasja, të ndryshohet Kodi Penal

22:04 / July 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodian tomorri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një apel për ndryshimin e Kodit Penal në lidhje me dënimet që jepen në Shqipëri për abuzimet seksuale dhe përdhunimet me të mitur.

Në një status në rrjetet sociale, Tomorri shkruan se pedofilët duhen izoluar dhe duhen trajtuar më keq se vrasësit, pasi viktimat seksuale nuk kanë kur kërkojnë ndihmë.

Ai kujton rastin e fundit të përdhunimit të një vazje nga babai ‘monstër’ dhe shprehet se terrori psikologjik është më keq se sa të të vrasësh.

Apeli i gazetarit Klodian Tomorri

Përdhunimet brenda familjes duhen klasifikuar si vepër që dënohet me burgim të përjetshëm. Neni në Kodin Penal duhet formuluar i tillë, që të mos lejojë asnjë hapësirë për interpretim nga prokurorët dhe gjykatësit. Madje përdhunuesit nnë familje duhen trajtuar si elementë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të bëhen automatikisht subjekt i 41-të i bis-it. Regjim izolimi total pa asnjë kontakt me botën e jashtme. Në të njëjtën mënyrë duhen trajtuar edhe pedofilët që përdhunojnë të mitur”.

Viktimat intimidohen dhe nuk kanë mundësi të kërkojnë mbrojtje. Vite të tëra dhune seksuale dhe terrori psikologjik. Kjo është më keq se vrasja. Por më ulëritës është fakti që policia nuk pranon denoncimin, kur një viktimë përdhunimi e terrorizuar sistematikisht arrin të gjejë guximin dhe të kërkojë mbrojtje. Si mundet që në çdo rast përsëritet e njëjta histori? Viktimat e dhunës bëjnë denoncim dhe në vend që të merren në mbrojtje, policia njofton dhunuesit të marrë masa dhe të tërhiqet denoncimi.

Burg për të gjithë policët e përfshirë. Duhet ta marrin vesh një herë e mirë këta monstrat që me këto gjëra nuk luhet. Të gjithë. Ndryshe kjo ka për tu përsëritur e ripërsëritur. Por jo vetëm kaq. Ulëritës deri në makabritet edhe sjellja e nënës që kërkonte ta mbllnin pa zhurmë brenda familjes. Burg edhe kësaj për moskallëzim krimi.

Ndryshoje kodin o Ramazan. Po ti e ke mendjen për të bërë ligje për portalet, jo për këto gjëra.

babai moster Klodian Tomorri Kodi Penal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.