Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
444778885585474 800x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar ecurinë e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke e cilësuar atë si vendin më të avancuar mes shteteve kandidate.

Gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian, Kos deklaroi se Mali i Zi ka mundësi reale të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian në vitin 2028. Ajo bëri të ditur se deri më tani Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht 21 kapituj të negociatave, ndërsa 14 të tjerë mbeten ende për t’u përfunduar.

Sipas Kos, vendi mund të arrijë mbylljen e negociatave deri në fund të këtij viti, në përputhje me udhërrëfyesin e përcaktuar nga Komisioni Evropian.

“Për herë të parë që nga përfundimi i negociatave të anëtarësimit me Kroacinë, në vitin 2011, Bashkimi Evropian ka mundësinë t’i përmbyllë me sukses negociatat e anëtarësimit me një vend kandidat”, u shpreh komisionerja.

Ajo shtoi se puna për Traktatin e Anëtarësimit të Malit të Zi ka nisur tashmë dhe se nënshkrimi i tij mund të bëhet më së hershmi më 28 qershor.

Kos theksoi se përparimi i Malit të Zi tregon se procesi i anëtarësimit në BE mund të sjellë transformime të rëndësishme, kur ekziston vullneti politik dhe angazhimi për përmbushjen e kritereve evropiane.

Në fjalën e saj, komisionerja nënvizoi gjithashtu se përparimi drejt anëtarësimit në BE varet nga vullneti dhe zgjedhjet politike të secilit vend kandidat.

2028 BE drejt Mal i ZI
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Smart City, rreth 3 miliardë lekë për teknologjinë në shërbim të sigurisë publike

11:34 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.