Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kujdes kur drejtoni mjetin, dikush po ju fotografon

10:03 / July 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sezoni turistik është në kulmin e tij dhe qarkullimi sigurisht që është më i rënduar, e sidomos kjo në fundjavë ku dhe rastet e aksidenteve janë më të shpeshta për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia rrugore ka zgjedhur një tjetër rrugë për të ndëshkuar shkelësit, qoftë edhe në lëvizje.

Duke nxituar për të mos mbetur në trafik, jo vetëm që e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen e automjeteve, por rrezikojnë edhe jetën e tyre e të të tjerëve. Policia ka menduar një zgjidhje për raste të tilla, duke vendosur efektivë civilë në akset lidhëse me zonat bregdetare, të cilët fotografojnë shkeljet dhe vendosin gjobat në mungesë, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Kjo është edhe një mënyrë për të shmangur rëndimin edhe më tepër të trafikut, dhe më pas automjeti që është ndëshkuar mund të ndalohet nga patrulla më e afërt, ku do i bëhet e ditur shkelja e kryer, në një zonë kur ka lirshmëri të lëvizjeve të mjeteve.

“Sezoni turistik karakterizohet nga një trafik i rënduar, kryesisht në rrugët lidhëse me zonat bregdetare dhe, për rrjedhojë, edhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtues mjetesh që nxitojnë dhe sfidojnë rregullin, pa menduar pasojat e rrezikshme për vete dhe të tjerët, janë më të shumta“, tha zyrtarisht Policia. Më tej, sqaroi se me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me rregullat e qarkullimit, por edhe shmangien e kontrolleve rutinë dhe jo efikase gjatë sezonit turistik, rrugorët e kryeqytetit monitorojnë dhe patrullojnë rrugët dhe segmentet problematike me agjentë civilë dhe jo vetëm. Ata fokusohen vetëm tek ata përdorues rruge që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, duke dokumentuar shkeljet e tyre me mjetet speciale që Policia Rrugore ka në përdorim. “Manifesto durim në drejtim”, u drejtohet Policia shoferëve.

Policia Rrugore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.