Dy persona u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes me shpërthim tritoli të 48-vjeçarit Beqir Devolli dhe plagosjen e të riut E.M në 10 tetor në Gjirokastër.
Në pranga ranë dy persona nga zona e Fierit, B.Z alias B.H dhe Sh.M.
Ndërkohë në kërkim u shpallën G.Zh dhe K.O, të dy sipas Policisë me precedent kriminal.
Përmes një deklarate për shtyp, drejtori i Policisë së Gjirokastrës, tha se kishin dokumentuar përfshirjen e tyre me prova ligjore.
I pyetur nga gazetarët, drejtori i Policisë Merizaj tha se grupi kiminal që ka organizuar vrasjen nuk vepron në Gjirokastër.
Policia po ashtu bëri të ditur se lënda plasëse në mjetin e viktimës është vendosur në një nga ambientet e 2 lokaleve ku ai qëndronte, teksa shpërthimi është aktivizuar në distancë.
