Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së në një prononcim për mediat, kryeministri tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri, pasi detyrat janë bërë. Kreu i qeverisë është pyetur nga gazetarët nëse është menduar për një emër konsnesual për zëvendësimin e Metës pas shakrkimit të tij.
“Kur të përfundojë procesi do të kemi kohë që të flasim“, deklaroi Rama
Kreu i qeverisë u pyet edhe për gjyqtarët që kanë çuar vendimine vendimin KPK për shkarkimine tyre në Strasburg?
“Është e drejta e tyre, reforma në drejtësi është kali i betejës së kësaj shumice dhe vijon që të zbatohet në harmoni të plotë me SHBA-BE të tjerat janë aspekte dytësore të një procesi që ecën dhe nuk ndalet më edhe në 30 Qershor“, tha Rama.
