Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni 8 ushqimet që ju furnizojnë shpejt me energji

13:46 / July 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
energji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të përfituar sa më shumë energji në një kohë të shkurtër duhet të zgjedhim ushqimet e duhura. Të quajtura ndryshe super ushqimet, ato përmbajnë proteina, hekur, kalcium, vitaminë C dhe grupin e karbohidrateve komplekse.

Gjithashtu, ushqimet e pasura me fibra, proteina dhe yndyrna ‘të mira’ janë fantastike për të siguruar energji në kohë të shkurtër. Minimizoni konsumin e ushqimeve të shpejta të fast-foodit, ëmbëlsirave apo pijeve energjike.

Lexoni më poshtë alternativat e shëndetshme që sugjeron ‘lifehacks’:

summer iced tea with mint

1. Çaji bimor

Çaji bimor përmban një sërë përfitimesh për shëndetin dhe lëkurën. Provini çajin jeshil në vend të kafes kur keni nevojë t’u furnizuar me energji. Ai ka një kombinim të L-theanine dhe të kafeinës.

2. Banane

banane

Bananet kanë sasi të larta të proteinave dhe janë burim i kaliumit. Ato ndihmojnë që funksionet nervore të operojnë siç duhet. Perfekt për të përgatitur smoothie dhe për të zëvëndësuar pijet e gatshme energjike.

3. Boronica

boronica

Boronicat janë shumë të shijshme dhe të shëndetshme! Ato janë të pasura me fibra, të cilat e furnizojnë trupin me energji që mbajnë për orë të tëra.

4. Fara kungulli

fara kungulli

Kungulli është një nga superushqimet që njihet për vlerat e larta që përmban. Farat e tij janë të pasura me vitaminë A dhe minerale si mangani, zinku, bakri dhe magnezi. Këto minerale janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe rritjen e forcës trupore.

5. Bajame

bajame


Janë furnizues fantastikë të energjisë dhe të elementëve që nxisin kujtesën. Bajamet janë gjithashtu burim i vitaminës E dhe acideve yndyrore Omega-3.

6. Arra

arra


Arrat janë të shijshme dhe ushqyese. Ato janë një shtesë e mirë për mëngjesin tuaj, pasi ndihmojnë në parandalimin e shtimit të peshës.

Edhe pse kanë sasi të larta të kalorive, studimet tregojnë se trupi nuk i përthith të gjitha yndyrnat që ato përmbajnë. Janë burime shumë të mira të kaliumit dhe magnezit.

7. Vezët

veze


Janë të pasura me proteina dhe shumë të lehta e të shijshme për t’u shtuar në vaktet gjatë javës. Studimet tregojnë se konsumi i vezëve rrit ndjesinë e plotësisë, zvogëlon marrjen e kalorive në vaktin e ardhshëm dhe ndihmon në ruajtjen e nivelit të qëndrueshëm të sheqerit dhe nivelit të insulinës në gjak. Vezët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të Kolinës, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e trurit dhe mëlçisë.

8. Portokalli

portokall


I pasur me vitaminë C dhe kalium, portokalli siguron energji në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë konsumit të tij përfitohen dhe vlera shumë të mira, të cilat sigurohen nga Pektini dhe fibra në membranën e frutit.

energji ushqimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.