Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me qindra “Elvis Presley” pushtojnë Sidnejn në festivalin për nder të tij

18:53 / January 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
visi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elvis Presley mund të jetë larguar nga skena 4 dekada më parë, por shpirti i tij është i gjallë në Sidnei, ku qindra fansa u bashkuan për një festival në nder të idhullit të tyre. Të veshur me kostume plot ngjyra dhe, pasi kanë përdorur një pafundësi llaku apo xheli në flokë, sozitë e Elvisit kënduan dhe kërcyen pafund.

Atmosfera e festës ishte e ndezur, një homazh ndaj trashëgimisë kulturore dhe muzikore të “Mbretit”, apeli i të cilit është shtrirë në dekada dhe në breza, duke shkuar përtej rrënjëve të tij amerikane.

“Ai ishte shumë i pashëm dhe unë e adhuroja muzikën e tij, i dashuroja këngët e tij”, tha një grua.

“Kjo na kthen prapa në kohë, atëherë kur ishim duke u rritur, jo fëmijë por adoleshentë. Kjo ishte muzika e kohës sonë”, tha një burrë.

Adhuruesit e shumtë, në stacionin qendror të trenave në Sidnei, u ngjitën mbi dy trena: “Elvis Express” dhe “Blue Suede Express”, që i çojnë ata në qytetin e vogël Parkes, 300 km në perëndim.

Çdo vit, qyteza shndërrohet në një parajsë për fansat e Elvisit, që argëtohen pa fund në një festival 5-ditor. Festivali i nisur në vitin 1993, për të shënuar ditëlindjen e këngëtarit, e ka vendosur madje qytezën e vogël në hartat turistike dhe i ka dhënë atij nofkën “kryeqyteti Elvis” i Australisë.

elvis festival sidnej sozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.