Një ditë më parë mediat rozë zienin për lajmin e ndarjes së Stresit nga bashkëshortja e tij Kejsi, vetëm një muaj pasi reperi doli nga burgu.
Kjo u pa edhe nga fakti se ata nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram dhe kishin fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë.
Lexo edhe- Ndahen Stresi & Kejsi edhe pse dukeshin kaq shumë të dashuruar
Teksa asnjë prej të dyve nuk ka folur lidhur me këtë, postimet pas lajmit të ndarjes kanë qenë personale. Stresi ka uruar ditëlindjen e një shoku të vetë, ndërsa Kejsi ka postuar një foto në restorant ku shfaqet duke buëzqeshur e duke parë diku.
Në krahun e saj dallohet tatuazhi me tekstin e këngës së Stresit, “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj.”
Mesa duket do të duhet t’ia lëmë kohës nëse ata janë ndarë apo ka pasur një grindje mes tyre.

