Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Holanda ‘zbarkon’ në Ministrinë e Drejtësisë, Gjonaj: Reforma historike dhe e pakthyeshme

15:28 / July 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjonaj me holandezet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

15 përfaqësues të Qendrës për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (CILC), me bazë në Holandë kanë qenë në një vizitë zyrtare në Shqipëri ku janë pritur nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Reforma në drejtësi vijon të jetë epiqendër e zhvillimeve kryesore politike në vend ku edhe në këtë takim me holandezët ishte tema kryesore e diskutimeve.

Gjonaj i informoi hollësisht përfaqësuesit e holandezë lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi, si  dhe sfidat që ka pasur Shqipëria gjatë kësaj periudhe lidhur me të.

“Reforma është një ndryshim i thellë, historik dhe i pakthyeshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë i cili do t’i shërbejë brezave në vazhdimësi. Ajo nuk është vetëm për qytetarët shqiptarë, pasi ky proces unikal i ofrohet si shembull pozitiv për t’u ndjekur edhe vendeve të tjera që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Njohja e rezultateve konkrete dhe vullnetit tonë politik për të ndërmarrë reforma të thella shtetformuese, është ndihmë e fortë që BE po na jep për të ecur përpara” tha Gjonaj ndër të tjera.

Anëtarët e organizatës me bazë në Holandë, pjesë e konsorciumit të organizatave që zbatojnë projektin EURALIUS në Shqipëri, shprehën interes për të kuptuar perceptimin e publikut mbi implementimin e reformës, si edhe rolin që po luan Ministria e Drejtësisë për t’i shpjeguar publikut fazat e ndryshme të zbatimit apo kohën e nevojshme që duhet për të arritur rezultatet e pritshme.

Përmes këtij vështrimi objektiv, ministrja u shpreh se një vendim pozitiv në muajin tetor nga vendet e Bashkimit Evropian, do të jetë nxitja më e madhe për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ndërkohë, pjesëmarrësit përshëndetën rolin që po luan Ministria e Drejtësisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, duke vlerësuar veçanërisht ecurinë e reformës në Drejtësi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.