Ka përfunduar pak më parë takimi i Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politik të Qarqeve të Veriut, Konkretisht me atë të Shkodrës, Lezhës, Dibrës dhe Kukësit.
Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se Rama u ka kërkuar atyre që të marrin masa për të mos lejuar largimin nga puna të asnjë gruaje dhe vajze në bashkitë që deri më sot janë drejtuar nga e djathta dhe opozita.
Ndërkaq ai ka kërkuar gjithashtu që shkarkime apo zëvendësime të bëhen vetëm në postet politike.
