Kemi mandat për të qeverisur deri në 2021 është shprehur kreu i maxhorancës Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë ai i ka kthyer përgjigje kreut të shtetit për të ulur në dialog për 13 tetorin, por për Ramën ajo është një datë e zakonshme.
Ndërkaq, tashmë pas 30 qershorin për kreun e qeverisë nis puna. “Në tre rajonet ne kemi ngritur tre këshilla drejtues me praninë e tre drejtuesve të këtyre këshillave, drejtuesve politik të deleguar të kryesisë në qarqe, të kryetarëve të bashkive dhe kryetarëve të partisë në çdo bashki. Në këto tryeza do të diskutohet çdo muaj për problematika që lidhen me funksionimin e institiucioneve të qeverisjes vendore”, tha ai.
Rama tha se do të ketë largime e lëvizje në bashki por do të kryhen në mënyrë të strukturuar dhe jo për inerci të së shkuarës.
