Partia Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e Kryesisë ku për rreth pesë orë, anëtarët e saj bashkë me Edi Ramën diskutuan zhvillimet e fundit politike. Duket se mbledhja ka qenë vërtet frytdhënëse për PS, sikurse e konfirmon edhe një prej personaliteteve më të rëndësishme të kësaj force politike. Përmes një postimi në tëitter, deputeti Fatmir Xhafaj thekson se mbledhja e sotme e Kryesisë, e cila zgjati si rrallëherë mbi 5 orë, konfirmoi edhe njëherë se për nga përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar, PS mbetet një institucion i vlerave demokratike. “Sot zhvilluam një mbledhje Kryesie. Zgjati si rrallëherë, plot 5 orë! Përmbajtja dhe mënyra e debatit të zhvilluar – një konfirmim i vlerave demokratike të institucioneve të Partsë Socialiste. Realizëm, përgjegjshmëri në vlerësimin e situatës dhe për rrugën që do ecim, nga të gjithë diskutantët. Çdo gjë në interes të vendit & në shërbim të njerëzve. Ishte një ndër mbledhjet më të mira të viteve të fundit në këtë lloj formati. PS mbetet një vlerë e çmuar demokracie, stabiliteti e reformimi në këtë vend ”, thekson Xhafaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
