Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Kryemadhi ka një “këshillë” për Ramën: Politikat tuaja për bujqësinë janë anti-kombëtare

21:50 / July 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mona lsi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si farsë dhe nul edhe pas vendimit të gjykatës së Durrësit, Kryemadhi është ndalur në situatën ekonomike të vendit.  Gjatë një takimi me strukturat e LSI në qytetin e Beratit, kryetarja e LSI, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se politikat e tyre në bujqësi janë anti-kombëtare. 

“Çdo ditë e kësaj qeverie në pushtet thellon varfërinë dhe skamjen e shqiptarëve. Çdo ditë në pushtet e Edit shoqërohet me një mega korrupsion. Në një javë dy skandale që e rrisin çmimin e naftës me 25 lekë për liter. Bujqësia drejt kolapsit dhe pa këtë rritje të frikshme të naftës. Rritja e çmimit të naftës do prekë jo vetëm xhepat e shqiptarëve, por do kenë edhe pasoja negative në gjithë ekonominë. Për dy oligarkë, do dëmtohen dhjetra eskportues të prodhimeve bujqësore dhe mijëra fermerë.5 milion euro në vit është humbja që pëson buxheti i shqiptarëve nga afera e pompave të naftës. 5 milion euro që merr oligarku i oborrit mund të nxirrej nga kolapsi blegtoria shqiptare. Blegtoria po shkon drejt falimentimit. Ka rënë ndjeshëm numri i krerëve të lopëve dhe dhënve. Eksportet bujqësore drejt rënies të pandalshme. Prodhimet bujqësore dalin me kosto të lartë se paratë nuk shkojnë për të subvencionuar bujqësinë, por për të fryrë llogaritë ofshore të qeveritarëve. Me këto politika ekonomike diskriminuese për fermerët po shkatërrohet potenciali më i madh ekonomik i vendit, bujqësia. Politikat e Rilindjes ndaj fermerëve janë anti-kombëtare. Lënia në mëshirë të fatit e fermerëve ka për qellim shpopullimin e Shqipërisë” ka thënë ajo.

Subvencionet për bujqësinë sipas kryetares së lëvizjes socialiste për integrim janë 2 herë më pak sesa do të përfitojë oligarku i pompave të naftës në vit. Kryemadhi ka këshilluar dhe kryeministrin Edi Rama të largohet në mënyrë që të çlirohet ekonomia dhe Shqipëria.

“Subvencionet për fermerët, gati dy herë më pak sa do fitojë vetëm oligarku i pompave në një vit. Treguesit buxhetorë tregojnë rënie të të ardhurave nga TVSH dhe doganat. Një këshillë për Ramën, nuk e ka fajin drejtori apo inspektorët e tatimeve, por taksat e larta dhe paaftësia jote. Ka ardhur dita që të ikësh sa më parë, që të çlirohet ekonomia se e ke zënë prej fyti. T’i themi ndal kësaj masakre ekonomike dhe humane ndaj shqiptarëve. LSI ka një program shumë të qartë për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë. Kapja e ekonomisë në pesë duar po largon shqiptarët nga shtëpitë dhe vendi i tyre. Jemi në këtë betejë, jo për poste e karrike, por për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e çdo shqiptari . Qëndrimet e LSI larg populizmit e fjalëve boshe, përgjegjësi para shqiptarëve për çdo gërmë të angazhimeve tona. Me Edi Ramen dhe këtë qeveri jo vetëm të korruptuar por edhe thellësisht të paaftë, nuk mund të integrohemi në BE.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.