Gjyqtarja Mimoza Margjeka vendosi ditën e sotme të rrëzojë kërkesën e Valbona Sakos për të marrë mandatin e kryebashkiakes së Durrësit, duke i argumentuar si nul zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Durrësit.

Kjo, sipas saj, për shkak të regjistrimit të kandidates tjetër të BD-së për kreun e Bashkisë, Valbona Sakollari, jashtë afateve të përcaktuara me ligj.
Ndonëse situata ka qenë e njëjtë dhe në Bashkinë e Shijakut, një tjetër gjyqtare e Gjykatës së Durrësit, Dhurata Bilo, ka konfirmuar mandatin e fituar në krye të Bashkisë së Shijakut nga socialisti Elton Arbana.

Por duket se vendimi i marrë prej saj mund të ketë edhe prapavija politike, pasi sikurse shihni edhe nga kjo foto, bashkëshorti i saj është një militant i flaktë i PD-së dhe merr pjesë në çdo protestë të kësaj të fundit.
