Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministri i Finlandës: Shpresoj që në tetor të hapim negociatat për Shqipërinë

23:34 / July 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
finlanda shefi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Finlandës, Antti Rinne, është shprehur pro hapjes së negociateve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky është një qëndrim tepër i rëndësishëm për vendin tonë pasi Finlanda pritet të marrë presidencën e Bashkimit Europian për gjashtë muaj.

Rinne ka deklaruar haptazi se shpreson që BE të hapë negociatat e anëtarësimit me të dy vendet nëse përmbushin kushtet. Kjo deklarata e kryeministri të Finlandës ka ardhur në një situatë të vështirë për Shqipërinë pas shtyrjes për në tetor të hapjes së negociatave.

 Në konferencën e prezantimit të programit të presidencës finlandeze të Bashkimit Europian në seancën plenarë të Parlamentin Europian në Strasbourg, Antti Rinne ka bërë të kuptohet, se edhe pse procesi i zgjerimit vazhdon normalisht, ai nuk përbën një urgjencë për presidencën finlandeze dhe Bashkimin Europian, që ka në fokus çështje thelbësore që shqetësojnë të gjithë qytetarët europianë, si ndryshimet klimaterike dhe ekonomia Europiane.

“Në tetor ne do diskutojmë lidhur me proçesin e zgjerimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Shpresoj, qê nëse këto dy vende përmbushin kushtet, atëherë të vendosim për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me të dyja vendet. Por çështja e madhe për ne është se Bashkimi Europian duhet t’i përgjigjjet çështjeve që qytetarët europianë konsiderojnë si të rëndësishme, që kanë të bëjnë me ndryshimet klimaterike. Finlanda dhe Gjermania janë shumë të angazhuara për këtë, por kjo është një çështje ku ne të gjithë si shtete anëtare mund të bëjmë më shumë. Ndaj kjo çështje renditet në prioritetet e programit tonë”. ka thënë Antti Rinne, Kryeministër i Finlandës.

kryeministri finlandes negociatat per shqiperine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Salianji: Berisha s’ka kandidatë për 90% të bashkive, është barrë për opozitën

20:42 / November 20, 2026

Ambasada e SHBA-së mbështet projektin e Skavicës: Strategjik për sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe rajonit

12:01 / November 20, 2026

Buxheti dhe paketa fiskale 2027 miratohen në Komisionin e Ligjeve, fonde shtesë për disa institucione

10:59 / November 20, 2026

Zgjedhjet vendore 2027, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS në Kryeministri

10:09 / November 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.