Për kreun e shtetit Ilir Meta duhet të njihet 13 tetori si datë zgjedhjesh, pasi përndryshe sipas tij kriza sa vjen dhe thellohet. Duke folur nga Xhafzotaj i Durrësit ai tha se pret kryeministrin Rama të reflektojë për këtë datë të rëndësishme.
“Rama ndoshta e ka datë tersi 13 tetorin, por ne e shtymë provimin e qershorit për në tetor. Nëse edhe në tetor nuk do gjejmë zgjidhje për krizën, mund të ndodhë përshkallëzim akoma dhe më i madh.
Nuk duhet të humbasin më asnjë sekondë sot e në vazhdim. Po e pres me shumë durim kryeministrin, për t’i dhënë zgjidhje të përgjegjshme, përndryshe kriza e thellë do të përshkallëzohet. Më 13 tetor do ketë zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Nuk ka qoka me ndërkombëtarët, por të arrihen standardet”, deklaroi Meta.
