Në rendin e ditës në Kuvend, me një axhendë të ngjeshur janë dhe ndryshimet në projektligjin për duhanin.
Teksa kryeparlamentari Gramoz Ruçi po lexonte pikërisht pikat e rendit të ditës, ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja e ndërpreu duke i kërkuar që të mos miratohen sot ndryshimet për këtyë projektligj.
“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”, tha Beqja.
Në përgjigje të tij, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka quajtur arsyetimin e tij të pamjaftueshëm, duke i kërkuar që të denoncojë raste konkrete, duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.
“ Kjo është retorikë, denoncimet mund t’i fillosh që nga mua që jam duhan pirës” vijoi Ruci.
