Mbyllja e sezoneve televizive dhe nisja e atyre të rejave në shtator ka qarkulluar mjaft zëra për largime e mbyllje emisionesh, apo transferim moderatorësh në ekrane të tjera.
Këtyre lajmeve nuk i ka shpëtuar as moderatori i “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi, për të cilin u tha se do të largohej nga tv Klan. Kjo dhe për faktin se kontrata e tij 3-vjeçare është drejt përfundimit, por Iconstyle bën të ditur se ajo do të rinovohet.
Lexo edhe – Largohet Ermal Mamaqi, kush janë prurjet e reja të Tv Klan
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë moderatori mbrëmjen e të enjtes në emisionin “3-shat”.
Në një intervistë me Bora Zemanin ai ka lënë të nënkuptohet se nuk ka ndërmend të lëvizë nga TV Klan, pasi duhet pranuar se emisioni i tij ka goxha shikueshmëri.
Biseda e plotë:
BORA: A do vazhdojë ‘Xing me Ermalin’ sezonin e ardhshëm?
ERMALI: Do vazhdojë patjetër, besoj.
BORA: Do të vazhdojë në Klan?
ERMALI: Po, besoj, patjetër në Klan (qesh)
BORA: Besoj, patjetër? Do të thotë mund të jetë edhe një gjë tjetër?
ERMALI: Po, mund të jetë një gjë tjetër.
Ermali e ka lënë biseden të nenkuptohej, megjithatë duke ditur se ai është njeri pa komplekse, do e kishte pranuar pa problem lajmin e largimit.
