Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A mund të ketë një pakt të ri Rama- Basha? Ja si përgjigjet Astrit Patozi

16:09 / July 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
patozi rama meta basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ndërsa të gjithë presin që Kryeministri Rama dhe Kryedemokrati Basha të ulen dhe të negociojnë zgjidhjen e krizës politike, Astrit Patozi është i mendimit se një pakt i tillë është “fundi i botës”.

Gjatë intervistës në Top Talk, kreu i Bindjes Demokratike deklaroi se një pakt i tillë i arritur para dy vitesh e thelloi edhe më shumë krizën politike.

“Unë them që nuk mund të ketë një pakt te ri sepse ai do të ishte fundi i botës, në rast se do bëhej. Do ishte një lloj dejavu-je e cila mund ti përkeqësojë gjërat. Patëm një pakt para dy vjetësh dhe kur Edi Rama pyetet thotë se e bëri që ti jepte një zgjidhje vendit dhe të mos e linte vendin në krize, por çfarë ndodhi, kriza nuk u zgjidh por u thellua. Ndaj them unë që janë të dy përgjegjës, udhëheqësit kryesore. Nëqoftëse do të ishim në një vend normal, të dy mund të kishin dhënë dorëheqjen, njëri se si ndodhi aksidenti pasi nuk arriti dot ta bindte tjetrin që te hynte dhe të kishte zgjedhje normale, kurse tjetri sepse e la partinë e tij të papërfaqësuar. Në rast se të dy palët do të thërrasin fitore, ky vend nuk do të ketë qetësi. Por unë këtë prishje qetësie e shoh në rolin opozitar pasi jam pjesë e opozitës, mua më dhimbset opozita dhe nuk më dhimbset aq shumë pushteti, sepse e di që pushteti në të gjitha rastet është më i relaksuar në rast se kriza zgjatet. Pra ne e kemi nevojë të ngutshme që ta çojmë Edi Ramën sa më shpejt në zgjedhje të parakohshme”, tha Patozi.

I pyetur nëse do të kemi një vjeshtë politike të nxehtë apo të qetë, Patozi thotë se e gjitha kjo varet nga reflektimi i opozitës. Sipas tij, nëse reflektimi do të mungojë në kampin e djathtë, bateritë e PD do të vijnë në rënie pasi në shtator militantët e PD nuk do të jenë të lumtur për faktin se nuk e kanë më vendin e punës.


Astrit Patozi politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.