Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Eduard Zaloshnja / Premtimet e kandidatëve për kryeministër…

22:02 / July 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduard zaloshnja 1 1 1 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Në qershorin e vitit 1997, Fatos Nano u premtonte shqiptarëve në çdo takim elektoral se do t’u kthente 100% të parave të humbura në skemat piramidale, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeministër, për të realizuar premtimin e tij, krijoi një komision të posaçëm, i cili, pas shumë vitesh, u ktheu shqiptarëve vetëm 1% të parave të humbura…

Në majin e vitit 2005, si kalorës i “duarve të pastra”, Sali Berisha u premtonte shqiptarëve se do të fuste në burg kryehajdutin Nano, si dhe të gjithë “dukët e krimit” e “mamuthët e korrupsionit” rreth tij, sapo të bëhej kryeministër. Pasi u bë kryeminstër, i deklaroi Dojçe Veles se “nuk mund të fuste në burg kryetarin e opozitës”, pavarsisht se Nano kishte dhënë dorëheqjen nga kryesimi i PS-së… Dhe më vonë, disa nga “dukët” e disa nga “mamuthët” i mori në koalicionin e tij…

Në qershorin e vitit 2013, Edi Rama premtoi se do t’i çonte drejtësisë dosjet që do të siguronin futjen në burg të përgjegjësve për vrasjet e 21 janarit në bulevard dhe për vrasjet e Gërdecit. Kanë kaluar 6 vjet dhe asnjë dosje e tillë nuk ka shkuar në zyrat e drejtësisë…

Sot Lulzim Basha premtoi se, kur të bëhet kryeministër, do të hetojë të gjitha koncesionet e dhëna nga qeveria Rama, duke nisur që nga juristi më i thjeshtë e deri te kryeministri, ministrat dhe ish ministrat. Kushdo që ka firmosur një koncesion do të jetë objekt i një hetimi që do të ndërmarrë Basha, kur të bëhet kryeministër. “Për qeverisjen e PD-së dhe të opozitës, që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërrmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë,” deklaroi kandidati për kryeministër.

Në qoftë se Basha e fillon hetimin e “paparë ndonjëherë” me 220 milionë eurot e mbipagesës së autostradës Rrëshen-Kalimash, duhet besuar se, ndryshe nga paraardhësit, do t’i mbajë premtimet parakryeministrore…

eduard zaloshnja Kryeminister
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.