Botuesja Rita Petro tha në emisionin “Review” se vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë vjen si pasojë e një sistemi zinxhir, të lidhur me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar të policisë.
Ajo solli në vëmendje komunikimin e të ndjerës me togerin e policisë, për të theksuar se si burokracitë që shoqërojnë shpesh institucionet mund të jenë fatale për jetën e grave dhe vajzave, një fenomen që, sipas saj, ndodh edhe në Shqipëri.
“Ajo jo vetëm e kishte paralajmëruar vrasjen, por i thotë togerit: ‘Unë le të vritem, po ti do të përgjigjesh’.
Dhe më ka bërë përshtypje një gjë shumë e rrallë: ajo nuk e ka prishur kurrë gojën. Një grua me kulturë, ajo ishte një grua heroinë. Ja pse po vriten vajzat dhe gratë.
Vdekja e saj vjen nga një sistem zinxhir që lidhet me indiferencën e shtetit dhe pjesën e korruptuar në polici, që janë bullizuese ndaj grave.
Është edhe një lloj burokracie. Ai togeri i kërkonte që t’ia jepte me shkrim, në një kohë që pas pesë minutash ajo mund të mos ishte më.
