Disa njerëz ndihen jo mirë kur skuqen në fytyrë, sepse besojnë se ky reagim i trupit të tyre i bën ata të duken të turpshëm dhe të pasigurtë. Megjithatë, realiteti është ndryshe sepse skuqja mund të na bëjë të dukemi më të sinqertë dhe më të besueshëm për njerëzit e tjerë.
Ne skuqemi kur adrenalina zgjeron kapilarët në të cilët qarkullon gjaku në lëkurë. Disa shkencëtarë e lidhin këtë reagim me një mekanizëm të “sulmit apo arratisjes”. Në rrethana ku ne duhet që të largohemi me shpejtësi, apo të vihemi në pozicion mbrojtjeje, përfundojmë duke e shfaqur sikletin tonë pikërisht në fytyrë.
Më poshtë do të lexoni, pse skuqja nuk është një shenjë dobësie, siç mendojnë shumë njerëz:
1. Njerëzit janë të vetmit që skuqen
Njerëzit janë të vetmet specie që skuqen, sipas hulumtimeve të Darvinit. Pas vëzhgimit të gjesteve të majmunëve, gjatë kryerjes së studimeve të tij mbi evolucionin – ai e cilësoi këtë reagim si “më të veçantin dhe më njerëzorin e të gjitha shprehjeve”.
2. Kjo gjë ju bën më tërheqës tek seksi i kundërt
E vërteta është se-edhe pse mund të jetë një mekanizëm mbrojtës social që flet për sikletin tonë, ne jemi më tërheqës kur faqet tona fillojnë të bëhen rozë. Ky gjest pasqyron ndjeshmëri dhe për këtë arsye, skuqja gjithashtu krijon një ndjenjë intime që është e habitshme për seksin e kundërt. Përveç kësaj, na bën të dukemi rrezatues.
3. Njerëzit që skuqen janë më të besueshëm
Sipas një studimi, njerëzit që skuqen lehtë janë njerëz që konsiderohen të besueshëm dhe më bujarë, krahasuar me ata që nuk reagojnë në të njëjtën mënyrë. Studiuesit pohojnë gjithashtu se forma të tjera të shprehjes së moderuar të sikleteve dhe cenueshmërisë sociale janë shenja të vërteta të virtytit, pasi nuk është e mundur të riprodhoni këto reagime vullnetarisht.