Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Arsyet pse partneri juaj vjen vonë në shtëpi

21:42 / July 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Take Your Eyes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur jetoni me dikë, ndiheni përgjegjës për njëri-tjetrin, shqetësoheni për sigurinë tuaj dhe është gjithmonë pyetja ‘a je mirë’ që bëhet refren i zakonshëm. Kur partneri vjen në kohë në shtëpi lidhja bëhet më e fortë, në çdo rast tjetër kur mund t’i duhet të vonohet ca, duhet ta komunikojë me partneren për të shmangur dyshimet dhe shqetësimet e panevojshme.

Ardhja në kohë në shtëpi është shenjë afeksioni, tregon që ai do që të ndiheni mirë, kujdeset për ndjenjat tuaja dhe në fund të fundit është tregues dashurie. Kur kjo ndryshon, dalin probleme. Megjithatë para se të hidheni në përfundime dhe të filloni ta akuzoni, ka të tjera arsye pse ai mund të jetë duke ardhur vonë në shtëpi.

1. Ju ankoheni vazhdimisht

Ndërkohë që gratë kanë përgjithësisht arsye për t’u ankuar, burrat përpiqen ta shmangin. Ndaj mund të vinë në shtëpi kur ju të keni rëbnë për të fjetur, ose jeni shumë të lodhura për të debatuar.

2. Punon jashtë orari

Punët janë të ndryshme dhe ai mund të vijë vonë, sepse po kalon më shumë kohë në punë për të fituar ca para ekstra. Në fund të fundit e bën për të dy ju.

3. Stresi

Pjesa më e madhe e burrave zgjedhin të heshtin kur i shqetëson diçka, derisa ta zgjidhin vetë. Kjo krijon stres dhe për të shmangur bisedat e tepërta, do të qëndrojë jashtë derisa ta kuptojë vetë.

4. Tradhton

Donim ta vononim pak si alternativë, por ekziston. Nëse partneri juaj ka dikë tjetër, do vonohet sepse sigurisht do t’i kushtojë kohë dhe asaj, ndaj më mirë të vonohet sesa të mos vijë fare në shtëpi.

5. Është tip social

Mbase partnerit tuaj i pëlqen të kalojë kohë me miqtë dhe do të kthejë një birrë para se të vijë në shtëpi.

6. Kriza e moshës së mesme

Burri juaj ka vendosur të sillet si një 20-vjeçar nga frika e kalimit të viteve. Vishet ndryshe, kujdeset më shumë për veten, madje mund të bëjë dhe blerje të shtrenjta të papritura, shkruan anabel. Disa burra, kur arrijnë një moshë të caktuar, mbi të gjitha nëse nuk e kanë shijuar jetën mjaftueshëm kur ishin të rinj, duan të jetojnë të lirë në këtë fazë. Ky është një trend në rritje vitet e fundit, madje mund të harrojnë apo neglizhojnë edhe detyrat e tyre në shtëpi.

7. Duan të shmangin punët e shtëpisë

Besojeni ose jo, burri juaj mund të vijë vonë në shtëpi vetëm sepse nuk do të bëjë ndonjë punë të vogël nëpër shtëpi, të kontrollojë detyrat e fëmijëve, apo të sigurohet që janë larë e kanë ngrënë. Disa mendojnë se kjo është puna e nënave dhe ato mund t’ia dalin vetë.

arsyet vjen VONE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arsyet e sulmit të Altin Dumanit dhe Irena Gjokës në vitin e pestë të Non Grata-s

20:59 / May 19, 2026

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

20:40 / March 16, 2026

Arsyet pse sulmoi Berisha ambasadorin e BE

22:10 / November 7, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.