Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë vendimin për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës në IEVP-në e Fierit.
Kryebashkiaku i Tiranës qëndronte në paraburgimin e Durrësit që prej shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
