Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Protestat në Tiranë/ Ambasadori i OSBE-së: Dhuna është e papajtueshme me demokracinë, duhet dialog mes qytetarëve dhe institucioneve

12:52 / October 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793186795 ambasadoriiosbeneshqiperi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Protestat e dhunshme në Tiranë kanë marrë vëmendjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Nga Elbasani, ku ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit “Demokracia Vendore: Sa afër janë bashkitë me qytetarët?”, ambasadori Michel Tarran theksoi domosdoshmërinë e hapjes së kanaleve të komunikimit mes pushtetit dhe shoqërisë.

Diplomati i OSBE-së vuri theksin te mungesa e konsideratës për zërin e qytetarëve gjatë muajve të fundit, duke rikujtuar se pjesëmarrja publike duhet të jetë një proces i përditshëm.

“Nisur nga rrethanat aktuale, lind pyetja nëse është momenti i duhur për këtë forum, por ne jemi këtu pikërisht për të ndërtuar ura dialogu. Ajo që kam vënë re muajt e fundit është një deficit komunikimi, ku mendimi i qytetarëve është anashkaluar. Qytetarët duhet të ndiejnë mbështetje. Prania ime këtu synon t’u bëjë të qartë të gjithëve, e sidomos të rinjve, se demokracia nuk është një akt që konsumohet vetëm një herë në katër vjet te kutitë e votimit, por një mundësi e përditshme për të ndikuar në vendimmarrje” tha ai. 

Lidhur me përplasjet e dhunshme të ditëve të fundit në kryeqytet,Tarran u shpreh kritik ndaj përshkallëzimit të situatës.

“Jam i mendimit se aktet e dhunshme mbeten të papajtueshme me parimet e një shteti demokratik. Shprehim keqardhjen e thellë për serinë e incidenteve të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën gjatë javëve të fundit.” tha ai. 

Në përmbyllje të fjalës së tij, drejtuesi i misionit të OSBE-së nënshtroi se stabilizimi i situatës kërkon braktisjen e gjuhës së forcës dhe rikthimin e menjëhershëm të palëve në tryezën e dialogut institucional.

ambasadori osbe demokraci institucione Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026

“Koha për një sistem të ri taksimi”/ Rama: Super taksë për apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat luksoze

13:47 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.