Gramoz Ruçi është treguar i rreptë me deputetët të cilët nuk kanë marrë pjesë në veprimtaritë parlametare sikurse janë komisionet apo seancat plenare.
Në dokumentet e siguruara nga tirananews.al mësohet se Ruçi u ka mbajtur pagën shumë prej deputetëve socialist të cilët janë fokusar në qarqet e tyre në kuadër të fushatës elektorale. Një nga më të penalizuarit është pikërisht Damina Gjiknuri, të cilit vetëm për muajin qershor i janë mbajtur 10 mungesa. Pas tij në këtë muaj vijnë Lefter Koka, Elda Hoti me 9 mungesa dhe Fatmir Xhafaj me 8. Ndaj dhe rroga e tyre nga gati 1.2 mln lekë të vjetra, ka zbritur tek 600 mijë lekëshi.
Edhe për muajin maj e prill, kampion për mungesa e mban Lefter Koka me 8, ndërsa më pas vjen Tom Doshi me 7.
Tirananews.al sjell të plotë pagat e deputetëve shqiptarë:

