Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Sonila Qato ka publikuar sot punimet që kryhen në segmentin rrugor Burrel-Klos, në rrethin e Matit. Ajo shprehet se punimet po kryhen me cilësi dhe se ato do të përfundojnë brenda afateve. Ky segment muaj më parë ishte mjaft problematik duke sjellë reagimin e përdoruesve të tij.

Postimi i Qatos:
Në kuadër të punimeve të rehabilitimit në segmentin rrugor Burrel-Klos me
gjatësi 18.6, po vijojnë punimet me shtresat asfaltike, të cilat janë proces në
një gjatësi 13 km duke filluar nga Klosi.
Në pjesën e mbetur po vijohet me përgatitjen e trupit të rrugës për
asfalt.
Punimet po vazhdojnë me forca të shtuara pune dhe
janë përshpejtuar ritmet me qëllim përfundimin e punimeve sipas kritereve
teknike të miratuara. /tirananews.al/
